23/10/2026
❓ Pyetje
Bizneset kurse te anglishtes dhe kopshte per femije qe nuk jane te akreditura nga Ministria e Arsimit por qellim e kane arsimin primar te gjuheve dhe edukimin e femijeve, pasiqe te arrijne pragun per regjistrim ne tvsh, a duhet te leshojne fature me tvsh per sherbimet e tyre ?
✅ Përgjigje
Sipas paragrafit 1.8 të nenit 27 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ofrimi i shërbimeve të edukimit janë të liruara nga TVSH:
“1.8. ofrimi i edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, edukimi shkollor apo universitar, trajnimi profesional ose ri-trajnimi, duke përfshirë furnizimin e shërbimeve dhe mallrave të lidhura ngushtë me këto, nga organet e rregulluara me ligjet e Kosovës që e kanë si qëllim të tyre ose nga organizatat tjera, të njohura nga autoriteti kompetent i Kosovës që e kanë objektin e ngjashëm”
Më nën paragrafin 4.1, 4.2 4.3 dhe 4.4 paragrafi 4 të nenit 39 të Udhëzimet Administrativ Nr.3/2015, shërbimet e edukimit, konsiderohen shërbime të liruara nga TVSH pa te drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme, përfshirë edhe qerdhet:
“4. Për zbatimin e lirimit, konsiderohen furnizim i shërbimeve të edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, të mësimdhënies shkollore apo universitare, formimit profesional dhe rikualifikimit, furnizimet e mëposhtme:
4.1.Furnizimi i shërbimit të mësimdhënies për realizimin e planeve dhe programeve mësimore, nga institucione të arsimit të lartë, universitar dhe pasuniversitar të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shtetëror.
4.2.Furnizimi i shërbimeve arsimore të mësimdhënies për realizimin e planeve dhe programeve mësimore në nivele të ndryshme shkollore e parashkollore (arsimi bazë; arsimi i mesëm i përgjithshëm dhe arsimi profesional, arsimi special, kopshtet).
4.3.Furnizimi i shërbimeve arsimore të mësimdhënies për realizimin e programeve të arsimit profesional dhe rikualifikimit.
4.4.Furnizimi i shërbimeve arsimore që kryhen nga institucionet arsimore plotësuese jo-publike, ku punohet në drejtim të arsimimit e të edukimit në lëndë e specialitete të veçanta që kanë të bëjnë me marrjen e njohurive në lëndë të përfshira në programin mësimor (p.sh. kurse të gjuhës së huaj, matematikë, fizikë, kantoje etj), të miratuara nga autoriteti kompetent shtetëror.”
Vetëm subjektet e licencuara prej autoritetit kompetent siç është MASHT-i, janë të liruara prej TVSH-së përfshirë edhe qerdhet. Në mungesë të akreditimi siç kërkohet me dispozitat si me lartë faturimi duhet të jetë me TVSH, normën standarde prej 18%.