Etika

Directions

Etika Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Etika, Accountant, Rruga Nëna Terezë nr. 483, Gjakova.

28/10/2026

AFATI PËR REGJISTRIMIN E PUNËTORËVE NË SISTEMIN ELEKTRONIK EDI PO AFROHET!

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë punëdhënësit se afati për plotësimin dhe deklarimin e të dhënave për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune, në Sistemin Elektronik EDI, është 31 tetor 2026.

Për këtë arsye, të gjithë punëdhënësit që ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, ftohen që të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe ta përfundojnë regjistrimin e të gjithë punëtorëve, më së largu deri më 31.10.2026.

Regjistrimi bëhet përmes shërbimit elektronik në Sistemin EDI, duke plotësuar formularin përkatës për secilin punëtor, me të dhëna të plota, të sakta dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

ATK thekson se përmbushja e këtij detyrimi është e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për mbajtjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për të punësuarit.

Punëdhënësit këshillohen që të mos e shtyjnë përmbushjen e këtij detyrimi deri në ditën e fundit të afatit. Mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave për punëtorët mund të jetë subjekt i veprimeve dhe masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Për ndihmë gjatë plotësimit të formularit, punëdhënësit mund të shfrytëzojnë edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, i cili është i qasshëm në Sistemin Elektronik EDI.

Përmbushni detyrimet me kohë - afati përfundimtar është 31 tetor 2026!

Administrata Tatimore e Kosovës

19/10/2026

Deklaro dhe paguaj tatimin për të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë tatimpaguesit, përfshirë personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë, se kanë detyrim të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin mbi të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike si dhe të kontribuojnë në kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
Tatimpaguesit që nuk përmbushin këto detyrime ligjore, duke mos deklaruar apo mos paguar tatimin mbi të ardhurat e realizuara nga furnizimet elektronike, do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

ATK-ja ju bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në aktivitete lidhur me furnizimet elektronike që të sigurohen se deklaratat e tyre janë të dorëzuara me kohë dhe janë të sakta dhe të plota, për të shmangur vonesat apo penalitetet që mund të aplikohen, apo nëse vlerësohet se duhet të korrigjojnë deklaratat e tyre, një gjë e tillë të bëhet sa më parë, në mënyrë që të përmbushen të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Përmbushja e këtyre detyrimeve tatimore kontribuon drejtpërdrejtë në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

15/10/2026

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë që t’i deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet dhe kontributet pensionale, sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Përmbushni obligimet saktë dhe brenda afatit të përcaktuar.

08/10/2026
07/10/2026

Faturat dhe transaksionet fiktive nuk pranohen për qëllime tatimore.

Para çdo bashkëpunimi apo transaksioni, sigurohuni që dokumentacioni të jetë i rregullt dhe të pasqyrojë aktivitetin real ekonomik.

Mbani dokumentacion të saktë dhe veproni në përputhje me legjislacionin tatimor.

30/09/2026

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar një kategori të tatimpaguesve për të cilët, nga deklarimet e dorëzuara për periudhat tatimore 2024 dhe 2025, ka indikacione të arsyeshme se mund të kenë përmbushur kriterin ligjor për regjistrim në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), përkatësisht qarkullimin vjetor mbi 30,000 euro.

Sipas legjislacionit tatimor në fuqi, personi i tatueshëm që ushtron aktivitet ekonomik në mënyrë të pavarur dhe që brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej 30,000 eurosh, është i obliguar të regjistrohet për TVSH.

Për këtë arsye, ATK-ja ka filluar procesin e monitorimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve, me qëllim të verifikimit të saktësisë së deklarimeve dhe përmbushjes së obligimeve tatimore lidhur me regjistrimin në TVSH.

ATK-ja u tërheq vërejtjen tatimpaguesve të kësaj kategorie që të rishikojnë deklarimet e tyre për periudhat përkatëse, në veçanti të dhënat lidhur me qarkullimin e realizuar. Në rast se konstatojnë pasaktësi në deklarime ose se kanë përmbushur kriteret ligjore për regjistrim në TVSH, ata duhet të ndërmarrin veprimet përkatëse për korrigjimin e deklarimeve dhe regjistrimin në TVSH, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Po ashtu, ftohen tatimpaguesit që këtë mundësi ta shfrytëzojnë në mënyrë vullnetare dhe me kohë, para fillimit të procedurave të verifikimit nga ana e ATK-së. Përmbushja e obligimeve tatimore në kohë u mundëson tatimpaguesve të shmangin pasojat dhe masat ligjore që mund të aplikohen në rast të mospërmbushjes së tyre.

Tatimpaguesit e kësaj kategorie do të jenë objekt i verifikimit dhe trajtimit tatimor, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin tatimor në fuqi. Vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2026, në sistemin e TVSH-së janë regjistruar 3,093 biznese të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të bizneseve të regjistruara në TVSH në 40,082.

Përmes kësaj komunikate, ATK-ja i njofton dhe u bën thirrje tatimpaguesve që të kontrollojnë deklarimet e tyre dhe qarkullimin e deklaruar dhe, nëse konstatojnë se kanë përmbushur kriteret ligjore për regjistrim në TVSH, të ndërmarrin me kohë veprimet e nevojshme.

22/09/2026

Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.
Para faturimit, sigurohuni që ta keni përcaktuar saktë rolin e palëve dhe mënyrën e aplikimit të TVSH-së.

Faturoni drejt, mbani dokumentacionin përkatës dhe veproni në përputhje me ligjin.

22/09/2026

📩 Për aplikim na shkruani në DM ose na kontaktoni direkt në lokal.
📞 043 991 484

22/09/2026

Detaje të vogla, një ndjesi e madhe. ✨
Çdo ditë në Conti Hotel është menduar për t’ju bërë të ndiheni të mirëpritur, të relaksuar dhe të përkëdhelur. Nga atmosfera elegante te kujdesi në çdo detaj, gjithçka është krijuar për një qëndrim që meriton të mbahet mend.

Address

Rruga Nëna Terezë Nr. 483
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:00
Tuesday 08:30 - 16:00
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 16:00
Saturday 08:30 - 16:00
Sunday 08:30 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Etika posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category

Nearby accountants


Other Accountants in Gjakova

Show All