EURO KONT

Directions Contact the business

EURO KONT EURO KONT ofron konsulenca dhe shërbime të kontabilitetit.

20/08/2026

Sot është afati i fundit për deklarimin e TVSH-së.

Dorëzoni deklaratën përmes sistemit elektronik E-Deklarimi dhe përmbushni obligimet tatimore me kohë.

01/07/2026
Seminari në Gjilan24.02.2026, ora 10:30Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Salla A-34.
22/02/2026

Seminari në Gjilan
24.02.2026, ora 10:30
Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Salla A-34.

📢 Seminare informuese për tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës do të organizojë seminare informuese me temë “Deklarimi Vjetor i Tatimeve dhe Raportimi i Pasqyrave Financiare”, me qëllim ofrimin e udhëzimeve praktike dhe sqarimeve lidhur me:

• Deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale dhe të Korporatave
• Kërkesat për raportim financiar sipas Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim

Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit, bizneset, OJQ-të, kontabilistët dhe qytetarët e interesuar.

📍 Orari dhe lokacionet janë të publikuara në njoftimin zyrtar.

31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri 2026! 🎉

28/11/2025

Urime Dita e Flamurit për të gjithë shqiptarët! ❤️🖤

23/11/2025

ATK evidenton 157 punëtorë të padeklaruar gjatë zbatimit të Planit të Përbashkët Operativ

Administrata Tatimore e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në mbështetje të Planit të Përbashkët Operativ të iniciuar nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Trafikimit me Njerëz, ka realizuar aktivitete inspektuese në biznese me rrezik të shtuar për trafikim me qenie njerëzore, duke u fokusuar në qendrat e mirëmbajtjes trupore/masazhit dhe objektet e gastronomisë/ lokalet e mbrëmjes me muzikë live.

Plani është zhvilluar në linjë me Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2022–2026 dhe ka përfshirë edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si dhe Inspektoratin e Punës, duke siguruar koordinim të plotë ndërinstitucional.

Gjatë datave 10–14 nëntor 2025, ATK ka angazhuar 30 ekipe inspektuese (60 inspektorë), të cilat kanë realizuar 106 inspektime në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës. Nga këto inspektime janë konstatuar:

• 20 raste të mosfiskalizimit,
• 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal,
• 157 punëtorë të paregjistruar,
• 1 rast me mall pa dokument,

ATK mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante, duke garantuar profesionalizëm, transparencë dhe trajtim të drejtë të të gjitha bizneseve, me qëllim forcimin e ligjshmërisë, rendit dhe krijimin e një tregu të rregullt, të drejtë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës.

14/08/2025

Address

Beqir Musliu, 33/1
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EURO KONT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to EURO KONT:

Shortcuts

Share

Category