09/02/2026
Bashkëpunime që krijojnë ndikim real në komunitet
Për Both & Partners, bashkëpunimi nuk është vetëm konsulencë, është ndërtim i vizioneve të përbashkëta dhe mbështetje për ndryshim të qëndrueshëm. Me krenari kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi partnerë të organizatave që punojnë çdo ditë për një shoqëri më të shëndetshme, më aktive dhe më të gjelbër.
💚 Rilindja Gjelbër – prej 10 vitesh bashkë në mbrojtje të mjedisit, duke mbështetur iniciativa për ajër më të pastër, ujëra të mbrojtura, biodiversitet dhe praktika të qëndrueshme që edukojnë dhe fuqizojnë komunitetin.
rilindja-gjelber.org
https://www.facebook.com/RilindjaGjelber
🌍 PHM West – një shembull i zhvillimit lokal përmes turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore, ku përmes konsulencës strategjike dhe financiare janë forcuar kapacitetet dhe është krijuar ndikim i prekshëm në rajon.
cbc-mne-kos.org
https://www.facebook.com/PHMWest
🚴♂️ Biciklistat pa Kufi – energji pozitive, sport, natyrë dhe komunitet në lëvizje, duke promovuar një stil jetese të shëndetshme dhe lidhje më të fortë me ambientin përmes çiklizmit dhe aktiviteteve rekreative.
https://www.facebook.com/groups/218068081565511
Ne besojmë se ndryshimi i madh fillon me partneritete të forta -vazhdojm!🤝
Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj.