TAXON Accounting

Directions

TAXON Accounting Accounting • Tax • Advisory
Securing financial stability for tomorrow. Trusted by growing businesses.

📢 A KENI INFORMACION PËR SUPERPUNA?Nëse jeni punëdhënës dhe po planifikoni të punësoni të rinj, SuperPuna mund t'ju ofro...
20/08/2026

📢 A KENI INFORMACION PËR SUPERPUNA?

Nëse jeni punëdhënës dhe po planifikoni të punësoni të rinj, SuperPuna mund t'ju ofrojë mundësi për subvencionim dhe mbështetje financiare.

💼 Punësoni të rinj
📈 Përfitoni subvencionim
🤝 Krijoni mundësi të qëndrueshme punësimi

Në TAXON Accounting ju ndihmojmë të kuptoni kriteret dhe procedurat, në mënyrë që të përfitoni nga mundësitë që ofron skema.

📩 Për më shumë informata: [email protected]

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESITTë gjithë punëdhënësit duhet të plotësojnë dhe deklarojnë të dhënat për punëtorët që aktualis...
20/08/2026

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT

Të gjithë punëdhënësit duhet të plotësojnë dhe deklarojnë të dhënat për punëtorët që aktualisht janë në marrëdhënie pune në Sistemin Elektronik EDI, jo më larg se 31 tetor 2026.

⚠️ Mos e lini për në fund! Sigurohuni që të dhënat e punonjësve tuaj të jenë të deklaruara saktë dhe në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

🤝 TAXON Accounting është këtu për t’ju ofruar mbështetje profesionale gjatë këtij procesi.

📩 Për më shumë informacion, na kontaktoni në:
[email protected]

Lëreni përshtypjen e parë me një faturë profesionale, moderne dhe të personalizuar sipas nevojave të biznesit tuaj.✅ Diz...
02/07/2026

Lëreni përshtypjen e parë me një faturë profesionale, moderne dhe të personalizuar sipas nevojave të biznesit tuaj.

✅ Dizajn i personalizuar
✅ Pamje profesionale
✅ Gati për përdorim

📩 Na kontaktoni dhe ne krijojmë modelin e faturës tuaj!

Nga SOT me datë 01 Korrik 2026 hyn në fuqi paga minimale prej 500€ bruto në muaj.Punëdhënësit duhet të sigurohen që paga...
01/07/2026

Nga SOT me datë 01 Korrik 2026 hyn në fuqi paga minimale prej 500€ bruto në muaj.

Punëdhënësit duhet të sigurohen që pagat, kontratat e punës dhe deklarimet tatimore të jenë në përputhje me ndryshimet ligjore.

Për asistencë profesionale na kontaktoni!

🇽🇰

KËSHILLA PËR LIBËRMBAJTJENje libermbajtje e organizuar eshte baza e cdo biznesi te suksesshem. Mbajtja e dokumentacionit...
30/06/2026

KËSHILLA PËR LIBËRMBAJTJE

Nje libermbajtje e organizuar eshte baza e cdo biznesi te suksesshem. Mbajtja e dokumentacionit te sakte ju ndihmon te shmangni gabimet, te respektoni afatet ligjore dhe te merrni vendime me te mira financiare.

✅ Regjistroni cdo transaksion ne kohe,
✅ Organizoni faturat dhe dokumentet financiare,
✅ Harmonizoni rregullisht banken dhe arken,
✅ Mbani evidenca te sakta per tatimet dhe TVSH-ne,
✅ Pergatitni raportet financiare ne menyre periodike,
✅ Konsultohuni me profesioniste per cdo paqartesi, etj.

📞 Taxon Accounting partneri juaj i besueshem per kontabilitet, tatime dhe keshillim financiar.

Formulari i AnkesavePas përmbylljes së procesit të shqyrtimit të aplikacioneve për mbështetje financiare prej 100 euro p...
16/06/2026

Formulari i Ankesave

Pas përmbylljes së procesit të shqyrtimit të aplikacioneve për mbështetje financiare prej 100 euro për të punësuarit nga institucionet dhe organizatat tjera private e publike, Ministria e Financave ka filluar procesin e ankimimit për të refuzuarit. Përmes këtij formulari, të refuzuarit e kësaj mase kanë mundësi të paraqesin ankesë në rast se vlerësojnë që përmbushin kushtet dhe kriteret për përfitim, sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës 22.05.2026 dhe Vendimit të Ministrisë së Financave Nr. 29/2026 të datës 26.05.2026.

https://ankesappi.rks-gov.net/ApplicationForm/Create

Faturimi i saktë dhe në kohë është një nga elementet kyçe për menaxhimin e suksesshëm të biznesit. Duke ndjekur praktika...
01/06/2026

Faturimi i saktë dhe në kohë është një nga elementet kyçe për menaxhimin e suksesshëm të biznesit. Duke ndjekur praktika të mira faturimi, ju përmirësoni rrjedhën e parasë dhe shmangni problemet administrative.

• Lëshoni faturat në kohë për të siguruar pagesa më të shpejta
• Kontrolloni saktësinë e të dhënave para faturimit për të shmangur gabimet
• Ndiqni rregullisht pagesat e klientëve dhe afatet e arkëtimit
• Mbani evidencë të faturave të papaguara për kontroll më të mirë financiar
•Përdorni sisteme elektronike për faturim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas

TAXON Accounting ju ndihmon në organizimin e proceseve financiare dhe faturimit, duke ju mundësuar të fokusoheni në rritjen e biznesit tuaj.

KËSHILLA TATIMOREMenaxhimi i duhur i tatimeve ju ndihmon të shmangni penalitetet dhe të përfitoni maksimalisht nga lehtë...
01/06/2026

KËSHILLA TATIMORE

Menaxhimi i duhur i tatimeve ju ndihmon të shmangni penalitetet dhe të përfitoni maksimalisht nga lehtësirat fiskale. Ja disa këshilla të rëndësishme:

•Mbani shënimet dhe dokumentacionin financiar të organizuar,
•Përfitoni nga zbritjet dhe lehtësirat tatimore që ju takojnë,
•Respektoni afatet e deklarimit dhe pagesës së tatimeve,
•Kërkoni këshilla profesionale për çështje komplekse tatimore,
•Planifikoni detyrimet tatimore paraprakisht për të shmangur surprizat financiare,
•Qëndroni të informuar mbi ndryshimet ligjore dhe rregulloret e reja.

Nëse keni nevojë për asistencë profesionale në kontabilitet dhe tatime, ekipi i TAXON Accounting është këtu për t'ju ndihmuar me zgjidhje të sakta dhe të besueshme!

NJOFTIM PËR BIZNESET DHE PUNËTORËT E SEKTORIT PRIVATQeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin në kuadër të Pa...
25/05/2026

NJOFTIM PËR BIZNESET DHE PUNËTORËT E SEKTORIT PRIVAT

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, i cili parasheh mbështetje të njëhershme prej 100€ për punëtorët e sektorit privat që kanë të ardhura mujore nën 1,000€.

Sipas informacioneve dhe sqarimeve të publikuara deri më tani, pritet që:
✔️ aplikimi të realizohet përmes platformës/sistemit elektronik;
✔️ kompanitë të aplikojnë në emër të punëtorëve të tyre;
✔️ përfitues do të jenë punëtorët e deklaruar sipas kritereve të përcaktuara në vendim.

Aktualisht ende nuk janë publikuar të gjitha procedurat teknike dhe udhëzimet zyrtare për aplikim, mirëpo pritet që ato të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

Për të shmangur vonesa apo probleme gjatë aplikimit, rekomandohet që bizneset të:
• verifikojnë deklarimet e punëtorëve;
• sigurohen që pagat dhe të dhënat tatimore janë të përditësuara;
• përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat janë të ardhura të tatueshme dhe duhet të deklarohen dhe të paguhet tatimi pë...
27/03/2026

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat janë të ardhura të tatueshme dhe duhet të deklarohen dhe të paguhet tatimi përkatës sipas legjislacionit tatimor.

Ky obligim vlen për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që realizojnë të ardhura nga këto aktivitete.

✔ Deklaroni në kohë
✔ Veproni në përputhje me ligjin

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TAXON Accounting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category