Aleanca Kosovare e Bizneseve

Call Directions Contact the business

Aleanca Kosovare e Bizneseve Aleanca Kosovare e Bizneseve
(1)

NË PRAG TË SHËNIMIT TË 24-VJETORIT TË AKB-së24 VJET PËRKUSHTIM DHE ZË I BIZNESIT KOSOVAR!24 vjet përvojë, sfida dhe përk...
26/10/2026

NË PRAG TË SHËNIMIT TË 24-VJETORIT TË AKB-së

24 VJET PËRKUSHTIM DHE ZË I BIZNESIT KOSOVAR!

24 vjet përvojë, sfida dhe përkushtim, me vizion për një ekonomi më të fortë dhe një Kosovë më të zhvilluar!

Faleminderit të gjitha bizneseve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Urime 24-vjetori i themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve – AKB!

25/10/2026

AKB: Dialogu ndërmjet partnerëve socialë duhet të rikthehet, Këshilli Ekonomik-Social të funksionalizohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson organizimin e takimit të parë të partnerëve socialë nga Ministria e Punës, e udhëhequr nga ministri Andi Hoti, ku morën pjesë përfaqësues të punëdhënësve dhe punëmarrësve, përfshirë Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), BSPK-në dhe sindikatat sektoriale.

Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, tregun e punës dhe marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Kryetari i AKB-së, dr Agim Shahini, në fjalën e tij hyrëse, përshëndeti ftesën e Ministrisë për rikthimin e dialogut social, por theksoi se ky dialog është vonuar për rreth 3–4 vjet.

“Është mirë që Qeveria dhe Ministria e Punës i kanë ftuar partnerët socialë për të diskutuar çështjet me rëndësi për vendin, por është e papranueshme që dialogu ndërmjet partnerëve socialë të ketë munguar për kaq gjatë. Kosova ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm, bashkëpunim institucional dhe vendime që marrin parasysh interesat e punëdhënësve dhe punëmarrësve”, theksoi Shahini.

Ai veçoi si çështje me rëndësi pagën minimale, kushtet e punës së punëtorëve, marrëveshjen kolektive dhe, mbi të gjitha, funksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social (KES), i cili nuk po funksionon që nga viti 2022.

Sipas Shahinit, mosfunksionimi i KES-it nuk duhet t’u atribuohet automatikisht partnerëve socialë, por duhet të trajtohet përmes një shqyrtimi serioz të procedurave dhe pengesave institucionale që kanë zvarritur funksionalizimin e tij.

“I nderuar ministër, AKB-ja është e gatshme të japë kontributin e saj profesional dhe institucional, ashtu siç ka bërë që nga fillimi i funksionalizimit të Këshillit Ekonomik-Social. Ne besojmë se problemet e tregut të punës nuk zgjidhen me përplasje, por me dialog, përgjegjësi dhe marrëveshje konkrete ndërmjet partnerëve socialë”, u shpreh Shahini.

Ai theksoi se përvoja e AKB-së në përfaqësimin e bizneseve dhe pjesëmarrja e saj në Këshillin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) në Bruksel përbëjnë një mundësi shtesë për të sjellë përvoja dhe praktika evropiane në Kosovë.

“AKB-ja kërkon që ky takim të mos mbetet vetëm një takim formal, por të shërbejë si pikënisje për dialog të rregullt, vendime konkrete dhe funksionalizimin e plotë të Këshillit Ekonomik-Social. Kosovës i duhet një partneritet social funksional, ku mbrohen të drejtat e punëtorëve, krijohen kushte të qëndrueshme për bizneset dhe ndërtohet një ekonomi më konkurruese, me më shumë vende pune dhe mirëqenie për qytetarët”, ka theksuar Shahini.

24/10/2026

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kërkuar rikthimin e dialogut të rregullt ndërmjet partnerëve socialë dhe funksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social (KES), i cili, sipas kësaj organizate, nuk po funksionon që nga viti 2022. Kërkesa u bë nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në taki...

AKB: Dialogu ndërmjet partnerëve socialë duhet të rikthehet, Këshilli Ekonomik-Social të funksionalizohetAleanca Kosovar...
24/10/2026

AKB: Dialogu ndërmjet partnerëve socialë duhet të rikthehet, Këshilli Ekonomik-Social të funksionalizohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson organizimin e takimit të parë të partnerëve socialë nga Ministria e Punës, e udhëhequr nga ministri Andi Hoti, ku morën pjesë përfaqësues të punëdhënësve dhe punëmarrësve, përfshirë Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), BSPK-në dhe sindikatat sektoriale.

Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, tregun e punës dhe marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Kryetari i AKB-së, Dr Agim Shahini, në fjalën e tij hyrëse, përshëndeti ftesën e Ministrisë për rikthimin e dialogut social, por theksoi se ky dialog është vonuar për rreth 3–4 vjet.

Është mirë që Qeveria dhe Ministria e Punës i kanë ftuar partnerët socialë për të diskutuar çështjet me rëndësi për vendin, por është e papranueshme që dialogu ndërmjet partnerëve socialë të ketë munguar për kaq gjatë. Kosova ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm, bashkëpunim institucional dhe vendime që marrin parasysh interesat e punëdhënësve dhe punëmarrësve, theksoi Shahini.

Ai veçoi si çështje me rëndësi pagën minimale, kushtet e punës së punëtorëve, marrëveshjen kolektive dhe, mbi të gjitha, funksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social (KES), i cili nuk po funksionon që nga viti 2022.

Sipas Shahinit, mosfunksionimi i KES-it nuk duhet t’u atribuohet automatikisht partnerëve socialë, por duhet të trajtohet përmes një shqyrtimi serioz të procedurave dhe pengesave institucionale që kanë zvarritur funksionalizimin e tij.

I nderuar ministër, AKB-ja është e gatshme të japë kontributin e saj profesional dhe institucional, ashtu siç ka bërë që nga fillimi i funksionalizimit të Këshillit Ekonomik-Social. Ne besojmë se problemet e tregut të punës nuk zgjidhen me përplasje, por me dialog, përgjegjësi dhe marrëveshje konkrete ndërmjet partnerëve socialë, u shpreh Shahini.

Ai theksoi se përvoja e AKB-së në përfaqësimin e bizneseve dhe pjesëmarrja e saj në Këshillin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) në Bruksel përbëjnë një mundësi shtesë për të sjellë përvoja dhe praktika evropiane në Kosovë.

AKB-ja kërkon që ky takim të mos mbetet vetëm një takim formal, por të shërbejë si pikënisje për dialog të rregullt, vendime konkrete dhe funksionalizimin e plotë të Këshillit Ekonomik-Social.

Kosovës i duhet një partneritet social funksional, ku mbrohen të drejtat e punëtorëve, krijohen kushte të qëndrueshme për bizneset dhe ndërtohet një ekonomi më konkurruese, me më shumë vende pune dhe mirëqenie për qytetarët.

23/10/2026

AKB: Shqetësuese situata në VITA, 500 vende pune në rrezik, importi favorizohet ndërsa prodhuesi vendor penalizohet

23/10/2026

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur shqetësimin për situatën në fabrikën “Vita”, ku rreth 500 vende pune të përhershme rrezikojnë të humbin për shkak…

23/10/2026

AKB: 500 vende pune në rrezik – STOP standardeve të dyfishta ndaj prodhuesve vendorë!
🖇Lajmi i plotë në koment

AKB: 500 VENDE PUNE NË RREZIK – STOP STANDARDEVE TË DYFISHTA NDAJ PRODHUESVE VENDORË!Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ...
23/10/2026

AKB: 500 VENDE PUNE NË RREZIK – STOP STANDARDEVE TË DYFISHTA NDAJ PRODHUESVE VENDORË!

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ngre shqetësimin për situatën në fabrikën VITA, ku rreth 500 vende pune të përhershme rrezikojnë të humbin për shkak të vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe AVUK-ut.

Është e papranueshme që prodhuesve vendorë t'u ndalohet përdorimi i vajit të palmës në nënproduktet e qumështit, ndërsa produkteve të importuara t'u lejohet kjo!

Pse dy standarde për të njëjtin treg? Pse prodhuesi vendor penalizohet, ndërsa importi favorizohet?

AKB kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe AVUK-u reagim të menjëhershëm, trajtim të barabartë dhe zgjidhje urgjente, për të mos lejuar që vendimet institucionale të rrezikojnë qindra vende pune dhe prodhimin vendor.

Siguria ushqimore duhet të jetë e njëjtë për të gjithë: si për produktet vendore, ashtu edhe për ato të importuara.

Kjo fabrikë rrezikon të ik në dy vende tjera në Ballkanin Perëndimor dhe për tej Turqisë.

MOS E NDËSHKONI PRODHUESIN VENDOR DHE MOS E FAVORIZONI IMPORTIN tha në fund Agim Shahini
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve – AKB.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

038221044

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca Kosovare e Bizneseve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Aleanca Kosovare e Bizneseve:

Shortcuts

Share