Smart Konto

Call Directions

Smart Konto SMART KONTO
Ofrojmë këto shërbime:
-Regjistrime të biznesit
-Shërbime të kontabilitetit
-Konsulencë

Ndryshohet shkalla e tatimit ne Te Ardhurat Personale
27/08/2024

Ndryshohet shkalla e tatimit ne Te Ardhurat Personale

13/02/2024

ATK publikon formën për lajmërimin e punëtorit

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot me datë 13 shkurt 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo punëdhënës të informojë ATK-në për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit.

Shërbimi i ri elektronik për lajmërimin e punëtorit është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 5.

Përmes këtij shërbimi, çdo punëdhënës është i obliguar për ofrimin e informatave për të punësuarin e ri, sipas formës së përcaktuar nga ATK-ja, e cila gjendet te menyja “Shërbimet – Regjistro punëtorin e ri”.

Më konkretisht përmes shërbimit “Formular për regjistrimin e punëtorit”, përveç informatave që merren përmes Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) dhe informatave përmes listëpagesës mujore, punëdhënësi do të jetë i obliguar që të ofroj edhe informatat shtesë, si:

• Data e fillimit të punës;
• Data e ndërprerjes së punësimit;
• Orari i punës, i plotë apo i pjesshëm;
• Niveli i shkollimit të punëtorit;
• Profesioni i punëtorit;
• Pozita e punës së punëtorit, etj.

Për plotësimin e saktë të informatave për të punësuarin, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet plotësimi i formularit, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

18/09/2023

🚚Mallrat pa dokumentacion, të cilat përfshijnë çdo lloj produkti ose malli të blerë ose të sh*tur nga një biznes, të cilat janë pjesë kritike e ekonomisë dhe tatimit. ℹ️Tatimpaguesit kanë disa obligime të rëndësishme që duhet t'i respektojnë për të shmangur çdo komplikim tatimor dhe për të siguruar që të paguajnë tatimin e duhur 🛒

📍Disa prej obligimeve kryesore, të cilat duhet t’i kryejnë:

🗂️Mbajtja e dokumentacionit: Tatimpaguesit duhet të mbajnë të gjitha dokumentacionet e nevojshme për mallrat e tyre, përfshirë faturat, kontratat, dhe dokumentacionin tjetër të lidhur me blerjen ose sh*tjen e mallrave 📦Ky dokumentacion duhet të ruhet për një periudhë të caktuar të kohës, sipas legjislacionit tatimor.

💻💶Deklarimi i të ardhurave dhe tatimit: Tatimpaguesit janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat dhe tatimet e tyre në mënyrë të rregullt, duke përfshirë të dhëna të sakta mbi mallrat që janë blerë ose sh*tur. 📃Ky proces i deklarimit përfshin paraqitjen e një deklarate tatimore, ku të dhënat e dokumentacionit të mallrave përdoren për të llogaritur tatimin e duhur.

🗃️Ruajtja e faturave tatimore: Faturat tatimore janë dokumente të rëndësishme për tatimpaguesit. Ata duhet të sigurojnë që të jenë të plotë dhe të sakta. 📑Po ashtu, janë prova e blerjes ose sh*tjes së mallrave dhe përdoren për të verifikuar deklaratën tatimore.

📕Ndjekja e rregullave tatimore: Tatimpaguesit duhet të njohin dhe të ndjekin rregullat tatimore. 🗓️Kjo përfshin të gjitha afatet dhe procedurat e deklarimit, si dhe normat tatimor për mallrat e tyre të veçanta.

👩🏼‍💻Konsultimi me ekspertë tatimor: Në raste të komplikuara, tatimpaguesit duhet të konsultohen me ekspertë tatimor për të siguruar që ata janë në përputhje me të gjitha rregullat dhe që tatimi është paguar në mënyrë të saktë 💡

🧩Mbajtja e dokumentacionit të duhur dhe ndjekja e rregullave tatimore janë hapa të rëndësishëm për të siguruar që tatimpaguesit paguajnë tatimin e duhur dhe shmangin çdo komplikim tatimor. 🌏Këto praktika janë të rëndësishme për integritetin e sistemit tatimor dhe për funksionimin e përgjithshëm të ekonomisë se vendit tonë.

12/09/2023

ATK, ju rikujton aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në muajin dhjetor/2019 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019 - Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 - Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.

ATK, në implementim të Projektit “Përmbushja në Sektorin e Ndërtimtarisë”!

Administrata Tatimore e Kosovës

16/06/2023

ATK, publikon formën “Kërkesë për heqjen e ndëshkimeve”

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka publikuar formën “Kërkesë për heqjen e ndëshkimeve”, përmes të cilës tatimpaguesi mund të kërkojë nga ATK heqjen e ndëshkimeve, atëherë kur plotëson kriteret e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Ashtu siç është e përcaktuar me Legjislacionin tatimor, nëse personi obligues për ndonjë tatim dëshmon shkaqe të arsyeshme, besim të mirë, vështirësi të madhe ose arsye të tjera, të cilat do të ngritin efektivitetin e ATK-së, ATK-ja mund të zvogëlojë ose heq çdo ndëshkim të vlerësuar, apo propozuar, në baza sipas rastit.

Andaj, secili tatimpagues që vlerëson se plotëson kriteret për zvogëlim/heqje të ndëshkimeve, mund të parashtroj kërkesë në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kërkesën, të cilën duhet ta plotësoni për zvogëlim/heqje të ndëshkimeve, mund ta shkarkoni nga ueb-faqja e ATK-së, www.atk-ks.org , menyja “Për tatimpaguesit” – “Formularët”, apo duke klikuar në linkun: www.atk-ks.org/formularet/

Pas plotësimit, Kërkesa për heqjen e ndëshkimeve dorëzohet në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve në ATK.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344903514

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Smart Konto posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category