10/09/2024
🎯Kush janë influencerët?
📯Influencerët/ndikuesit (“influencers”) veprojnë me emërtime të ndryshme si: “blogger”, “vlogger”, si dhe emërtime tjera përmes platformave të veçanta apo mediave sociale si: Facebook (Meta), Instagram, Tik Tok, YouTube etj., të cilët janë persona që zakonisht kanë një numër të madh të ndjekësve (“followers”). 📲
🎬Këto platforma u ofrojnë pagesë këtyre personave kundrejt shfrytëzimit të ndjekësve të tyre për qëllime komerciale dhe pagesat bëhen përmes llogarive bankare apo formave tjera të pagesave elektronike📥
💳Këto aktivitete konsiderohen aktivitete ekonomike (biznesore) dhe këta persona fizik konsiderohen si të vetëpunësuar, të tatueshëm në kuptim të legjislacionit tatimor.
💶Të ardhurat duke përfshirë edhe të ardhurat nga transaksionet përmes këmbimit (“barter”) që një influencer pranon, konsiderohen të ardhura të tatueshme. 🛋️Pra, nëse një influencer merr falas një produkt ose shërbim në këmbim të promovimit të tij tek ndjekësit, vlera e produktit ose shërbimit konsiderohet e ardhur e tatueshme sipas vlerës së hapur të tregut📦🛍️