Konto COM

Call Directions Website Contact the business

Konto COM A.F. KONTO COM
www.kontocom.weebly.com
Analiza Financiare
Pasqyra Financiare sipas SKK dhe Ofrojme sherbime kontabiliteti dhe ekspertiza kontabel. II. III. IV. V.

Sherbimet tona jane:

I. Deklarimet elektronike per çdo kategori subjekti, librat e blerjes dhe te sh*tjes, deklarimi i TVSH-se. Liste pagesat dhe formularet e sigurimeve shendetsore, tatimit mbi te ardhurat. Mbyllja e pasqyrave financiare (bilanc) te biznesit te vogel dhe te mesem. Deklarimi i deklarates permbyllese te pasqyrave financiare. Ekspertizat kontabel. Mbyllja e aktivitetit, biznes i mesem dhe i vogel. VI. Deklarimet dhe plotesimi i dokumentacionit per llogari te Inspektoriatit shteteror te punes dhe zyra e punes per çdo lloj subjekti. VII. Deklarim dhe plotesim dokumentacionesh prane zyrave te administrates lokale. VIII. Konsulenca per çeshtje te ndryshme te biznesit.

Informatë për personat fizik qe mirren me aktivitete të ndërtimtarisë!Mos thoni se kem ditë pastaj... 🫣🤨
14/05/2024

Informatë për personat fizik qe mirren me aktivitete të ndërtimtarisë!

Mos thoni se kem ditë pastaj... 🫣🤨

Aktivitete intensive në veprimtarinë e ndërtimtarisë

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Bazuar në Planin Strategjik 2015-2020 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2019, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për realizimin e aktiviteteve te bizneset me veprimtari ndërtimore, ku do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilat nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Në fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në vijim:

Grupi i synuar:

• Ndërtimi i ulët dhe i lartë
Bizneset, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si:
Muratorët, Armaturë punuesit, Betonime, Gërmimet e dheut, Punuesit e kulmeve, Prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, Elektricistët, Instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, Montuesit e parketit/laminatit, Montuesit e qeramikës, Suvatuesit – fasada, Prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

Objektivat:

• Verifikimi i regjistrimit të aktivitetit
• Verifikimi i lëshimit të kuponëve fiskal / faturave tatimore
• Verifikimi i Pasqyrave financiare – Fitimit Bruto / Neto
• Verifikimi i deklarimeve / qarkullimit real
• Verifikimi i shpenzimeve reale kundrejt qarkullimit – Fitimit Bruto / Neto të deklaruar
• Verifikimi i pagesave në Tatimet Direkte
• Verifikimi i pagesave të TVSh-së
• Verifikimi i numrit të punëtorëve – Pagesave të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
• Verifikimi i humbjes së vazhdueshme
• Verifikimi i kreditimit të vazhdueshëm
• Verifikimi i pagesave kundrejt fitimit
• Verifikimi i investimeve
• Regjistrimi i stokut
• Identifikimi i mallrave pa origjinë dhe dokumenteve fiktive
• Etj.

ATK, ju inkurajon që t'i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Faleminderit që paguani tatimin dhe kontribuoni në zhvillimin e vendit tonë! Administrata Tatimore e Kosovës

02/05/2024

▪️Pse OJQ-të duhet të bëjnë lajmërimin/regjistrimin e punëtorëve në Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)?
▪️Si duhet të realizohet kjo procedurë nga OJQ-të?
▪️Çfarë dokumente duhet të prezantohen?
▪️Çfarë përmban formulari për lajmërim/regjistrim dhe si plotësohet?
▪️Çfarë ndodh nëse nuk zbatohet ky obligim ligjor?

📌Këto dhe shumë më tepër detaje rreth procedurës së lajmërimit/regjistrimit të punëtorëve në ATK mund t’i ndiqni në vide-storien e , e cila sjell udhëzimet drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e ATK-së lidhur me këtë obligim ligjor që parashihet me Ligjin e ri për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe vlen për çdo OJQ në Kosovë.

Kjo video është realizuar në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekti i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e KCSF-së dhe CBM-it dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë.

__

▪️Zašto NVO-i treba da prijave/registruju zaposlene u Poreskoj administraciji Kosova (PAK)?
▪️Kako NVO-i treba da sprovedu ovaj postupak?
▪️Koje dokumente treba dostaviti?
▪️Šta sadrži obrazac prijave/registracije i kako treba popuniti?
▪️Šta se dešava ako se ne primenjuje ova zakonska obaveza?

📌Ove i još mnogo detalja o postupku prijave/registracije zaposlenih u PAK-u možete videti u video-priči , koja donosi uputstva direktno od predstavnika PAK-a u vezi sa ovom zakonskom obavezom koja je propisana novim Zakonom o upravljanju poreskim postupcima i primenjuje se i na svaku NVO na Kosovu.

Ovaj video je realizovan u okviru Resursnog centra za civilno društvo na Kosovu, projekta koji sufinansiraju Evropska unija i Švedska, a sprovode Kosovska fondacija za civilno društvo (KCSF) i CommunityBuilding Mitrovica (CBM). Njegov sadržaj je isključiva odgovornost KCSF-a i CBM-a i ne odražava nužno stavove Evropske unije i Švedske.

28/04/2024

ATK verifikon mallrat pa origjinë

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë tatimpaguesve se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa dokumentacion.

Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim jashtë vendndodhjes së tatimpaguesit.

Po ashtu, secili tatimpagues duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes, shkëmbimit apo mënyrave tjera) deri sa ato të jenë sh*tur apo ndryshe të jenë sistemuar, përfshirë dokumentacionin e sh*tjes apo sistemim tjetër.

Administrata Tatimore e Kosovës inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’iu përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK-ja do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Administrata Tatimore e Kosovës

Steve JobsBëhu matës i cilësisë, disa njerëz nuk janë mësuar me një mjedis ku pritet përsosmëria
18/04/2024

Steve Jobs

Bëhu matës i cilësisë, disa njerëz nuk janë mësuar me një mjedis ku pritet përsosmëria

Urime Festa e Fitër BajramitFestovshi gjithmonë të lumtur me familjet dhe shoqëritë e juaja!Me shumë RespektKonto COM Ko...
10/04/2024

Urime Festa e Fitër Bajramit

Festovshi gjithmonë të lumtur me familjet dhe shoqëritë e juaja!

Me shumë Respekt
Konto COM
Konto Marketing
Gruda Finjud LLC

Deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes, kërkohet nga të gjithë tatimpaguesitAdministrata Tatimore e Kosovës...
04/04/2024

Deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes, kërkohet nga të gjithë tatimpaguesit
Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot më datë 04 prill 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo tatimpagues të deklaroj Librin e Blerjes dhe Librin e Sh*tjes.
Shërbimi i ri elektronik për deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 3.
ATK-ja njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar që për çdo tre muaj të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Sh*tjes, përmes Sistemit Elektronik EDI. Libri i Blerjes dhe Libri i Sh*tjes, nga këta tatimpagues duhet të deklarohen nga data 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata tremujore, si: “IS”, “QS”, etj.
Po ashtu, Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë tatimpaguesve të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar që për çdo muaj të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Sh*tjes, përmes Sistemit Elektronik EDI. Libri i Blerjes dhe Libri i Sh*tjes, nga këta tatimpagues duhet të deklarohen nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.
Për plotësimin e saktë të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes”, si për Deklaruesit e TVSH-së e po ashtu edhe për tatimpaguesit tjerë, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet deklarimi i librave, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.
Të gjitha udhëzuesit:
Udhëzuesit për tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së dhe
Udhëzuesit për tatimpaguesit tjerë, mund t'i gjeni në ueb faqen e ATK-së në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

AGJENCIONI FINANCIAR

ATK plotëson/ndryshon procedurat e RimbursimeveAdministrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Ligjin Nr. 08/L-2...
28/03/2024

ATK plotëson/ndryshon procedurat e Rimbursimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili ka hyrë në fuqi nga data 28 janar 2024, ka nxjerr Rregulloren me të cilën plotëson/ndryshon procedurat e Rimbursimeve.

Qëllimi i kësaj Rregulloreje të Brendshme ATK Nr. 2/2024 për procedurat e Rimbursimeve është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Kjo Rregullore e Brendshme shfuqizon “Rregulloren e Brendshme mbi procedurat e Rimbursimeve Nr.2/2023, të datës 25.09.2023 me Nr. Protokolli 09-06-3613”.

Kjo Rregullore e Brendshme hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.

Rregulloren e Brendshme ATK Nr. 2/2024 për Procedurat e Rimbursimeve, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

Address

Deshmoret E Kombit
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 18:00 - 22:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 14:00 - 18:00

Telephone

+38344799155

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Konto COM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Konto COM:

Shortcuts

Share

Category